Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Emërimi prokuror i bashkëshortit të deputetes së PS, Nishani: Skandal antikushtetues

spot_img

Lajme të ngjashëm

adc1ba1bbb48a797ca487ba68eb53f31

Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas emërimit si prokuror të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj, i cili gjithashtu mori statusin e magjistratit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta emërojë Valikajn si prokuror pas urdhrit të Gjykatës Administrative, por ish presidenti Nishani thotë se është bërë shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Sipas Nishanit, i cili gjatë kohës që ishte president e refuzoi emërimin e Bledar Valikajt, shkelja nuk qëndron në faktin se ai është bashkëshorti i një deputeteje, por për faktin se ai është jo magjistrat.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokuror duke i dhënë edhe titullin magjistrat z. Bledar Valikaj.

Për shkak se gjatë kohës që isha President i Republikës e refuzova dekretimin e atij emërimin dhe sot qëndrimi im si Kryetar i Shetit referohet në këtë çështje duhet të denoncoi standardin skandaloz ku kanë degraduar institucionet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Së pari, interpretimi i faktit se z. Valikaj është bashkëshorti i një deputeteje dhe politikaneje të së majtës është i gabuar dhe i padrejtë.

Seicili prej bashkëshortëve ka bërë zgjedhjen e vet në çështjen e angazhimeve profesionale.

Gjykimi është vetëm mbi sjelljen institucionale e ligjore për seicilin në fushën e tij.

Emërimi i një personi jo magjistrat si prokuror apo gjyqtar është një shkelje dhe mospërfillje flagrante dhe arrogante e asaj që është e shkruar e zezë mbi të bardhë në Kushtetutën tonë, ndryshimit të së cilës me konsensus 100% ju bë një jehonë historike dhe e përbotëshme.

Interpretimi se kërkesa e tij është refuzuar gjatë kohës kur ndryshimet kushtetuese nuk ishin miratuar është një spekulim aspak fín.

Në atë periudhë të qënit magjistrat nuk ishte kategorik por edhe e drejta për të emëruar një jo-magjistrat ishte e përcaktuar mbi një përqindje strikte në numërin total të prokurorëve e gjyqtarëve çka ishte tejkaluar duke pamundësuar kështu emërimin.

Skandali i influencës antiligjore vijoj në Gjykatën Administrative.

Gjykata urdhëronte Presidentin e Republikës të bënte DEKRET !!!!

Qesharake përtej imagjinatës.

Megjithë pikpamjen time ndryshe por mund ta pranojë që gjykata të gjykojë administrativisht përmbajtjen e një Dekreti ( pra kur ai është lëshuar nga Kreu i Shtetit) dhe jo të urdhërojë bërjen e Dekretit.

DEKRETI është tagër kushtetues i Kryetarit të Shtetit.

Përmbajtja e tij mund të gjykohet e rrëzohet nga një gjykatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese. Veç përmbajtja e tij !

Po nëse një trup gjykuese jep një Vendim me Vdekje sot, kur ai lloj dënimi është hequr në Shqipëri, çfar do të bëj Prokuroria, do ta ekzekutojë ?????

Së dyti, nëse pranojmë logjikën skandaloze të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, opinioni duhet të dijë se “fakti” i atij vendimi të Gjykatës Administrative është lëshimi i Dekretit prej Kryetarit të Shtetit, pra i atribohej Institucionit të Presidentit të Republikës dhe jo KLP, e cila nuk ekzistonte në atë periudhë.

Sot KLP ka marrë përsipër ushtrimin e tagrit të një pushteti tjetër, të adresuar në një kohë kur vetë KLP as nuk ekzistonte si entitet.

Skandalet në fakt, nuk kanë logjikë.

Skandalet e njëpasnjëshme në institucionet e kontrollit dhe drejtimit të drejtësisë tregojnë se, për fat të keq, sot drejtësia ka degraduar akoma më shumë.

Pasojat i kanë shqiptarët.

Jo kolektivisht.

Individualisht, dikush me parë e dikush më pas.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img