Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Emërimi i anëtarit të 13-të të Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim: U arrit kuorumi pas 5 vitesh! Hap i madh për Reformën në Drejtësi

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim e quan një hap të madh përpara në Reformën në Drejtësi, emërimin e Sokol Ngresit sot si anëtar i 13-të i Gjykatës së Lartë.

Pas 5 vitesh thotë ajo, është arritur kuorumi i nevojshëm dhe tashmë Gjykata e Lartë është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet e të shqyrtojë më shumë raste. Diplomatja amerikane vlerëosn dhe bashkëpunimin me Presidencën.

“Një hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke bërë të mundur që dhomat e bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale”, shkruan Kim në Twitter.

“Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por definitivisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale.”

Më shumë