Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMËRIM i bujshëm, ja detyra që merr PROKURORJA e 'hekurt' e dosjes TAHIRI

Shkruar nga Newsbomb

Dritan Rreshka, prokurori i komanduar i Tiranës është shkarkuar dje nga detyra pasi nuk kaloi vettingun.

 

Sakaq, në vend të tij është emëruar Elisabeta Imeraj, prokurorja e dosjes “Tahiri” e njohur për qendrimet e saj të forta gjatë seancës së përballjes me ish-ministrin e Brendshëm.

Imeraj është komanduar sot në detyrë nga kryeprokurorja Arta Marku dhe ka pranuar propozimin e postit të rëndësishëm.

Imeraj është nga Tropoja, nënë e dy fëmijëve.

Ajo ishte prej vitesh prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda si një  ndër të paktat gra në këtë institucion, e cila spikati veçanërisht në diskutimin mbi çështjen Tahiri.

Theksojmë se Imeraj është prokurorja edhe e çështjeve të mëdha, mes të cilave ajo e Shullazit, apo e 9 imamamëve të akuzuar për terrorizëm, për të cilët kërkoi 126 vjet burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu