Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emër i njohur për policinë, kush ishte “shënjestra” e atentatit në Sukth, i proceduar për drogë dhe i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez

Shkruar nga Newsbomb
Emër i njohur për policinë, kush ishte

Një atentat ndaj Arben Mërkurit u shënua mbrëmjen e sotme në Sukth duke i marrë jetën.

Arben Mërkuri ose Ismaili, ishte në dyqanin e tij ku një person i paidentifikuar e qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Autorët kanë qenë me një automjet tip GLE, ngjyrë gri me targa AB 128. Makina është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa forca të shumta policie janë vënë në kërkim.

Mirëpo viktima 48 vjeç nuk është një person i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i proceduar për lëndë narkotike, por edhe i përfshirë në ngjarje ku u dhunua një biznesmen libanez.

Në 2016 biznesmeni libanez Faadil Mitri ishte duke udhëtuar si pasagjer në një makinë tip “Tuareg”, ku është qëlluar nga pas nga një mjet tjetër. Më pas personat që ndodheshin në mjet kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar me Mitrin.

Ishte pikërisht Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja që dhunuan biznesmenin libanez. Sherri në atë kohë ishte bërë për shkak të një investimi që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu