Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Embrioni i njeriut krijohet në laborator, pa vezore dhe pa spermë

Shkruar nga Newsbomb
Embrioni i njeriut krijohet në laborator, pa vezore dhe pa spermë

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore, që nuk kanë nevojë për vezë ose spermë.

Shkencëtarët thonë se këto embrione që ngjajnë me ato në fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor, mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë ndikimin e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, puna ngre gjithashtu çështje serioze etike dhe ligjore pasi embrionet e rritura në laborator thyejnë rregullat ligjit aktual në MB dhe në shumicën e vendeve të tjera.

Edhe pse trukturat nuk kanë një zemër ose një tru të zhvilluar, ato kanë qeliza që zakonisht do të vazhdonin të formonin placentën, qesen e verdhë  të vezës dhe vetë embrionin.

Një studiuese në Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, tha se “mund të krijojmë modele të ngjashme me embrionet njerëzore duke riprogramuar qelizat burimore”.

Por, implantimi i këtyre emmbrioneve në barkun e një pacienti është i paligjshëm dhe nuk është ende e qartë nëse këto struktura kanë potencialin për të vazhduar rritjen përtej fazave të hershme të zhvillimit.

Strukturat e provës, secila e rritur nga një qelizë e vetme embrionale, arritën në një momenti historik të zhvillimit të embrionit, i njohur si gastrulimi, kur embrioni shndërrohet nga një fletë e vazhdueshme qelizash në formimin e linjave qelizore të dallueshme dhe vendosjen e boshteve bazë të trupit.

Në këtë fazë, embrioni nuk ka ende një zemër, zorrë ose një tru, por modeli tregoi praninë e qelizave primitive që janë qelizat parardhëse të vezës dhe spermës.

Shkencëtarët kanë testuar këtë metodë dhe tek kafshët në laborator.

Embrionet sintetike të rritura nga qelizat e miut u raportuan se dukeshin pothuajse identike me embrionet natyrale. Por kur ata u futën në mitrën e minjve femra, ato nuk u zhvilluan në kafshë të gjalla.

Në prill, studiuesit në Kinë krijuan embrione sintetike nga qelizat e majmunit dhe i implantuan ato në mitrën e majmunëve të rritur, disa prej të cilëve treguan shenjat fillestare të shtatzënisë, por asnjë prej tyre nuk vazhdoi të zhvillohej përtej disa ditësh. Shkencëtarët thonë se nuk është e qartë nëse pengesa për zhvillimin më të avancuar është thjesht teknike, apo ka një shkak më themelor biologjik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese