Edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
“Shpresoj që kjo ditë e bekuar të sjelle dritë e buzëqeshje në sytë e çdo shqiptari, në atdhe e Diasporë. Ëmbëlsinë e besimit fetar le ta përdorim si ushqim për të ndërtuar një shoqëri humane, me punë, mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë”, uroi Kryetari i Kuvendit.
Gjithashtu, Ruçi bëri thirrje që përkujdesjes hyjnore t’i shtojmë dashurinë njerëzore dhe tolerancën fetare si besimtarë, ta plotësojmë me tolerancën politike e qytetare.
Sondazh
Poll