Agjensia Europiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se është gjetur lidhja mes vaksinës Johnson & Johnson dhe rasteve “shumë të rralla” të trombozës cerebrale, mpiksjes së gjakut që kanë ndodhur në SHBA.
Komiteti i sigurisë së EMA tha se ngjarjet duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës kundër Covid-19.
Komiteti ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë për të diskutuar gjetjet e lidhjes mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
SHBA, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Evropian do të ndalojnë përkohësisht shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, pas raporteve të mpiksjes së rrallë të gjakut.