Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
34 %
2.1kmh
90 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
11 °
Mar
13 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

EMA thotë fjalën e fundit: AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku: Raste të rralla, mund të ndodhë brenda dy javësh nga…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka zbuluar se vaksina Oxford-AstraZeneca Covid-19 mund të shkaktojë mpiksje të pazakontë të gjakut me trombocite të ulëta.

(Trombocitet janë një lloji më i vogël i qelizave të gjakut që kanë rol ruajtjen e trashësisë së gjakut brenda normave). 

Por nga ana tjetër EMA thekson përfitimet e përgjithshme të vaksinës në parandalimin e koronavirusit ku thotë se i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.

Sipas EMA-s deri më tani shumica e rasteve të raportuara kanë ndodhur tek gratë nën moshën 60 vjeç brenda 2 javësh nga vaksinimi.

“EMA po kujton profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që marrin vaksinën të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të kombinuara me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut që ndodhin brenda 2 javësh nga vaksinimi”, tha agjencia në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara kanë ndodhur në gra nën 60 vjeç brenda 2 javësh nga vaksinimi. Bazuar në provat e disponueshme aktualisht, faktorë specifik të rrezikut nuk janë konfirmuar.”

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img