Hapësire reklamuese

Bota

EMA e miratoi, Zvicra nuk autorizon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Zvicra nuk e ka autorizuar miratimin e vaksinës së prodhuar nga kompania angleze AstraZeneca, pasi sipas saj nuk ka të dhëna të mjaftueshme.

Kompania duhet të paraqesë prova të tjera që tregojnë më shumë për efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës, në mënyrë që autoritetet zvicerane ta aprovojnë.

Rregullatori i Barnave në BE (EMA) e aprovoi vaksinën e AstraZeneca disa ditë më parë, por është në dorën e shteteve nëse do ta përdorin ose jo.

Autoritetet e disa prej vendeve të Bashkimit Europian si Franca, Gjermani dhe Austria kanë vendosur që kjo vaksinë të mos përdoret te personat mbi 65 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu