Një debat i gjerë ka nisur rreth administrimit të dozave së katër pas shpërthimit të variantin Omicron.
Organizatat dhe shkencëtarët kryesorë shëndetësorë, si specialisti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, flasin për nevojën e prodhimit të një vaksine që do të synojë ekskluzivisht variantin dominues .
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), nga ana e saj, e bëri të qartë në një konferencë për shtyp doza e katër nuk është e nevojshme për popullatën e përgjithshme.
Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, nëse vaksinimi duhet të përsëritet në të ardhmen, ai do të bëhet pak para dimrit, siç ndodh me gripin, i cili do të rrisë antitrupat e trupit, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë për të.
EMA nuk përjashton mundësinë e miratimit të një regjimi vaksinimi me katër doza për Covid-19 për njerëzit me “sistem imunitar të dobësuar”, tha Marco Cavaleri, kreu i Divizionit të Kërcënimeve Biologjike dhe Infrastrukturës, në një konferencë shtypi.