Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Ema Andrea për protestën: Jam ende shqiptare dhe ndihem e fyer nga ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c15600ded468c54b0b1b79d0b181f834

Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar pas protestës së opozitës dhe dëmet e shkaktuara në Kryeministri dhe te bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme.

Me anë të një postimi në facebook, Andrea shprehet e fyer për veprimet e opozitës, ndërsa i quan ato vandalizma.

“Pse për të thyer dhe djegur vepra arti (kontestoini sa të doni) paskemi mbajtur opozitën me buke? Kush do t’i paguajë dëmet?! Si ndiheni tani? Çfarë fituat përveç mllefit që nxorrët?! Me çfarë të drejte më bëni të paguaj për ekzistencën dhe inatet tuaja?! Pse u rregullua jeta jonë pas këtij vandalizmi?! Me çfarë të drejte jepni shembuj dhune brezit te ri?! Nuk keni asnjë lidhje me lëvizjen e 25 viteve më parë! Jam ende shqiptare dhe ndihem e fyer nga ju”, shkruan aktorja Ema Andrea.

Andrea ka mbajtur më parë edhe një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për shkak të trajtimit që ai u ka bërë artistëve vendas.

Më shumë

spot_img
spot_img