Ndonëse është në qendër të akuzave të opozitës, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, po mundohet t’i injorojë ato.
Me anë të një postimi në Facebook, Rroshi ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. “Për gjithë besimtaret myslimanë që do fillojnë agjerimin uroj një agjerim të lehtë në këtë Muaj të Madhnueshëm tëRamazanit”, shkruan kryebashkiaku socialist.
Rroshi njoftoi ditën e djeshme tërheqjen nga dorëheqja si kryebashkiak, pasi sipas tij nuk rezulton i dënuar në Itali. Megjithatë, PD ka shtuar akuzat, duke e konsideruar këtë veprim si përpjekje të fundit të kryeministrit Edi Rama për të mos respektuar ligjin e dekriminalizimit.
Sondazh
Poll