Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Elvana Gjata elektrizoi stadiumin “Air Albania” me koncertin madhështor, por çfarë nuk shkonte me këngën “Kuq e zi je ti”

Shkruar nga Newsbomb
Elvana Gjata elektrizoi stadiumin “Air Albania” me koncertin

Stadiumi “Air Albania” “u elektrizua” mbrëmjen e djeshme nga koncerti i ikonës së muzikës shqipare, Elvana Gjata.

Mijëra fansa ishin mbledhur për të shijuar nga afër hitet e saj më të bukura. Koncerti ishte vërtet madhështor dhe s’kishte si ndodhte ndryshe, pasi si çdo herë këngëtarja u duartrokit pafund nga publiku.

Përveç Elvanës, e cila me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.

Por ajo që nuk kaloi pa u vënë re gjatë perfomancës së këngtares, ishte kënga “Kuq e zi je ti”, e cila vazhdon të pëlqehet nga publiku njëlloj si ditën e parë të publikimit.

Teksa Elvana performonte para publikut, në sfond nuk u dëgjua pjesa që këndohet nga bashkëpunëtori i Elvanës, Flori Mumajesi.

Siç dihet kjo këngë ka ardhur si një bashkëpunim i suksesshëm mes dy këngëtarëve. Nuk dimë nëse “fshirja” e kësaj pjese ka ndodhur si pasojë e një gabimi teknik apo është bërë enkas nga këngëtarja. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese