Prej ditësh këngëtarja Elvana Gjata së bashku me aktorin Ermal Mamaqi, ndodhen jashtë vendit, ku po promovojnë filmin ‘Dy gisht mjaltë’.
Së fundmi, kanë qenë në festivalin e Kanës dhe kanë kaluar tapetin e kuq me shumë vipa botëror. Edhe pse rrëzimi i Ermalit teksa po ngjiste shkallët bëri shumë bujë, figura e Gjatës nuk u la pa komentuar.
Pak minuta më parë, Elvana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet ndryshe nga herët e tjera me flokët kaçurrela, në të cilën shkruan: ‘Shihemi së shpejti në Vienë, 23 Maj’.
Mirëpo, mes shumë komenteve pozitive të fansave, që e komplimentojnë për ‘look-un’ e ri, bie në sy komenti i një prej ndjekësve që e krahason me Jennifer Lopez dhe e quan pa identitet.
‘Kopje e kenges Im glad e Jenifer Lopez kaq vite ne treg dhe serish kengetare pa identitet mbete’, shkruan ndjekësi.