Hapësire reklamuese

Aktualitet

I kërkohet burimi, Elton Qyno në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
I kërkohet burimi, Elton Qyno në SPAK

Gazetari Elton Qyno prej orësh ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që raportohet në media Qyno ka shkuar në SPAK që prej orës 11:00 të paradites së kësaj të mërkure ku dhe po i kërkohet që të nxjerrë burimin e informacionit. Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ora News bën me dije se ditën e sotme SPAK ka kryer kontrolle dhe në shtëpinë e gazetarit, teksa në vijim priten që prokurorët të mbërrijnë edhe në ambientet e televizionit për kontrolle lidhur me këtë çështje.

Qyno është një gazetar që ka njohur opinionin publik me dëshmi të kriminelëve në SPAK. Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi verën e vitit të kaluar ai u paralajmërua nga ky organ i drejtësisë dhe ju kërkua që të mos nxirrte më në vazhdim asnjë dëshmi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani,

Aso kohe, gazetari tha se hetuesit e dinin që ai kishte dëshmi dhe në formë bashkëpunimi i kishin kërkuar  “të stoponte”.

“Sipas analizës së tyre unë kisha kaluar cakun e informacionit, publikimit të detajeve të rasteve, takimeve që kishte kryer Nuredin Dumani. Nuk e kam parë si formë presioni nga SPAK por ma kërkuan fillimisht si bashkëpunim që ta stopoja por duke proceduar dhe nga ana proceduriale dhe ligjore”, ka thënë ai më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese