Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Elton Deda ka një mesazh për kritikuesit e Festivalit: Mos shani, më shumë shëmtoheni

Shkruar nga Newsbomb
Elton Deda ka një mesazh për kritikuesit e Festivalit: Mos shani,

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar lidhur me kritikuesit e Festivalit të 62-të të Këngës.

Ky edicion i cili çeli siparin më datë 19 Dhjetor është kritikuar në rrjete sociale për këngët pjesëmarrëse, prezantimin dhe organizimin, i cili sipas disa kritikuesve “lë shumë për tu dëshiruar”.

Nëpërmjeti një postimi në Facebook, Elton Deda këshillon publikun që mos të ofendojë dhe të shijojë koncertin.

“Mos shani kaq shumë! Më shumë shëmtoheni! Shjojeni!”, shkruan Elton Deda në Facebook.

Mbrëmë u zhvillua nata e dytë e Festivalit të 62-të të Këngës.

Artistë të njohur të muzikës shqiptare, artistë të rinj e grupe alternative  u ngjitën në skenën magjike të Fesitvalit të Këngës i cili është kthyer tashmë në një traditë të kulturës dhe muzikës shqiptare.

Nën moderimin e Kledi Kadiut, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Dules Festivali i Këngës premton surpriza dhe emocione të veçanta edhe gjatë natës së tretë.

Në natën e parë në skenë u ngjitën 6 këngëtarë, përkatësisht: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Ajo çka është pikasur këtë vit nga festivali janë talenetet e reja, vokalet dhe orkestra e miërorganizuar.

Në këtë edicion juria e Festivalit të Këngës përbëhët nga: Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese