Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Elton Debreshit tritolin në makinë ia vendosi i vëllai, rrezikon prangat dhe vetë minatori; Hetuesit “studiojnë” skemën e azilit (DETAJET EKSKLUZIVE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Elton Debreshi, minator dhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, rrezikon burgun. Kjo për shkak se akuzohet se ka bërë deklarim të rremë para oficerit të Policisë gjyqësore, për tritolin që shpërtheu dje në makinën e tij.

Policia njoftoi sot se ka arrestuar vëllain e tij, shtetasin Alfred Debreshi, pasi ky person ka vendosur lëndën plasëse në makinën e vëllait të tij, minatorit Elton Debreshi. Burime të sigurta për newsbomb.al nga Policia e Bulqizës, bëjnë me dije se prangat i rrezikon dhe vetë minatori, sepse dyshohet se ka bashkëpunuar me të vëllanë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe tashmë çështjen e ka në dorë Prokuroria, por newsbomb.al ka arritur të mësojë në mënyrë konfidenciale, nga nga grupi i hetimit, se hetuesit po shikojnë dhe ndonjë skemë të mundshme për të përfituar azil jashtë vendit.

Lexo edhe: Policia zbardh ngjarjen: Minatorit Elton Debreshi C4-ën në makinë ia vuri i vëllai

Dy vëllezërit Debreshi nuk kanë asnjë konflikt të mëparshëm që të mund të jetë raportuar në Policinë e Bulqizës dhe madje kanë raporte shumë të mira bashkë. Ky fakt, i ka shtyrë hetuesit drejt hetimeve më të thelluara.

Sipas burimeve tona, organi i akuzës dhe Policia kanë dyshime të forta se dy vëllezërit Debreshi mund të kenë planifikuar bashkë skemën e vendosjes së tritolit në Mercedesin në pronësi të Elton Debreshit, që të dukej si një sulm për qëllime dashakeqe, meqë ky shtetas kandidoi si i pavarur në zgjedhje dhe u gjobit nga Policia me 50 milionë lekë.

Newsbomb.al mëson se në dorën e hetuesve janë dhe bisedat e përgjuara telefonike mes dy vëllezërve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img