Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Eltar Deda merr detyrën e re, emërohet drejtor agjencie në Ministrinë Infrastukturës dhe Energjisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Eltar Deda është emëruar drejtor i Agjencisë së Efiçencës dhe Energjisë në Ministrinë e Infrastukturës.

Është ministrja Belinda Balluku ajo që prezanton drejtuesin e ri duke thënë se është besimplotë se do të arrijë objektivat e vendosura nga qeveria.

Eltar Deda më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit.

“Agjencia e Efiçencës së Energjisë përbëhet nga një grup profesionistësh, për të cilët realisht ndihem krenare. Inxhinierë mjedisi, elektrike e mekanike, arkitektë e të tjerë profesionistë të dedikuar, të cilët i janë bashkuar kësaj nukle të re, por kaq të rëndësishme, përmes proceseve konkurruese dhe transparente të punësimit. Sot me një drejtues të ri në detyrë, por me shumë eksperiencë në administratën publike, jam e sigurt që do të arrijnë të gjithë objektivat e vendosur nga qeveria për aplikimin e praktikave më të mira të efiçencës energjetike në vendin tonë”, shkruan Balluku.

Më shumë

spot_img
spot_img