Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eltar Deda, doktori që po kuron nëntokën shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Eltar Deda, doktori që po kuron nëntokën shqiptare

Nga ILIR XHAFAJ

Shoqëria e vetme shtetërore e nxjerrjes së naftës në Shqipëri drejtohet prej më shumë se një viti nga Eltar Deda, një figurë sa teknike aq dhe politike me një karrierë të gjerë dhe të suksesshme në krye të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe private. Një njeri i reformave që po shëndosh financat e “Albpetrol” SH.A me projekte, ide dhe vizionin për t’i rikthyer kompanisë dinjitetin dhe prestigjin që ajo meriton.

Megjithatë, ai thekson se efiçenca dhe gjithë të tjerat nuk mund të vijnë vetëm falë punës së tij, por është një përpjekje madhore që e ka nisur bashkë me punonjësit e të gjitha niveleve.

Në këtë intervistë ekskluzive për Revistën Newsbomb.al, Eltar Deda tregon se ka marrë dhe besimin dhe mbështetjen e ministres Belinda Balluku për nisjen e një reforme të thellë e cila ka synuar ristrukturimin e kompanisë, përmes një qasje krejt të re në automatizimin e proceseve të punës dhe investimeve për rritjen e rendimentit.

“Kjo reformë e nisur në Albpetrol, e shoqëruar me përmirësimin e situatës financiare të kompanisë, ka bërë që edhe Qeveria ta shikojë me vëmendje të veçantë këtë kompani, çka është reflektuar edhe në vendimin për rritjen e pagave për naftëtarët, një vendim i mirëpritur dhe i përshëndetur nga punonjësit e shoqërisë”, tregon ai.

Me emërimin e Eltar Dedës në krye të saj, kompania jo vetëm që ka gjetur paqe, por duket se ka kaluar mes sukses periudhën e vështirësive të vazhdueshme. Normalisht, sfida e tij sapo ka nisur dhe përpara ka shumë punë për t’u bërë, por rezultatet e para janë të prekshme dhe shifrat janë të pamohueshme.

“Duke ju referuar vitit që sapo lamë pas 2023, bazuar në monitorimin e kryer për anën financiare në 200 kompanitë më të mëdha në vend, ne kemi dalë ndër kompanitë e suksesshme me bilanc pozitiv”, tregon me krenari Eltar Deda, edhe përse në çdo moment të bisedës kujdeset që të theksojë se frytet janë falë punës së gjithë ekipit që ai drejton.

Një ndër investimet madhore që kompania ka ndërmarrë është dhe ai për rehabilitimin e stacionit të grumbullimit dhe trajtimit të naftës në Zharrëz, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës të komunitetit rreth zonës, sepse në mënyrë të ndjeshme do të ulet edhe ndotja mjedisore. Po këtë vit, është programuar të nisë puna edhe për rehabilitimin e 4 sektorëve të prodhimit në Kuçovë, Gorisht, Cakran dhe Patos, të cilët veç të tjera do të ulin ndjeshëm humbjet e naftës, që aktualisht janë për llogaritur në 15-20%.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese