Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Elona Mete: Korrupsioni ndodh sepse rrogat e mjekëve janë të ulëta, duhet të bëhen 1500 euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë, Elona Mete ka thënë se një ndër arsyet pse ndodh korrupsioni në vendin tonë janë pagat e ulëta të mjekëve.

Ajo tha se nuk është dakort me ligjërimin e bakshishit pasi është kundër normave dhe parimeve të profesionit, teksa shtoi se për të evidentuar këto situata rroga e mjekëve të bëhet 1500 euro.

Kyçi që çon në korrupsion mjekët janë pagat e ulëta, 400-500 euro. Shpenzimet mujore të një personi në muaj janë 400 euro dhe si mund ta përballojë dikush familjen me kaq para. Synimi është që të shkojmë drejt standardeve evropiane, prandaj nuk mund të pranohet një rrogë e tillë. Mjeku në këto vite po jeton me një rrogë minimale. Ne kemi edhe mbështetje nga mjekët shqiptarë në diasporë. Unë vetë jam larguar në një vend të huaj, gjë e cila ishte e vështirë. 

Ne si mjekë të diasporës ke firmosur një kërkesë që rroga e mjekut të sapodiplomuar të jetë së paku 1500 euro. Ne nuk jemi dakord me ligjërimin e bakshishit pasi është kundra normave dhe parimeve të profesionit. Ne i mëshojmë faktit të rritjet se pagave, sepse korrupsioni dhe ryshfeti është një gjë e dënueshme. Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kësaj gjëje dhe shpresojmë që Kuvendi e qeveria ta ndërmarrë këtë hap”, tha ajo për “Ora News”.

Më shumë

spot_img
spot_img