Hapësire reklamuese

Politikë

Elona Guri publikon foton: LSI iu bashkua PD më 25 prill kundër regjimit, por Basha në pabesi vazhdoi marrëveshjen e 17 Majit

Shkruar nga Newsbomb
Elona Guri publikon foton: LSI iu bashkua PD më 25 prill kundër

Zyrtarja e LSI Elona Guri, publikon foton e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës ditën e marrëveshjes së 17 Majit, dhe thotë se marrëveshja vazhdon dhe sot. Ajo e quan Bashën "kunat opozita".

"... për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje", shkruan Elona Guri ndër të tjera.

Shkruan zyrtarja e LSI:

Foto sa 1000 fjalë!  17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën.

Momenti kur nga kryetar opozite pretendent për kryeministër, ai e braktisi rolin e tij për tu kthyer thjesht në mirëmbajtës oborri të shefit të regjimit.

Shqipërisë i duhej një opozitë sa më e bashkuar për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje!

Ai nuk shpëton dot prej 17 majit me Edi Ramës, prej kunatë-opozitës që e ka futur gjithë vendin në kolaps! Tashmë ky është mësim i mësuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu