Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Elona Guri e LSI-së bën “selfie” në Komisariatin e Policisë, efektivi “i turpshëm” mbulon fytyrën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fe63d20fcc4b82afafcd53da172cae68

Elona Guri,  drejtuesja politike eLSI-së në qarkun e Durrësit është proceduar ditën e sotme për shkak se protestoi ndaj gjobës 50 milionë lekë që iu vendos kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi.

Në një postim që ajo ka bërë në rrjetet sociale, Guri shihet në Komisariatin e Policisë duke bërë “selfie” brenda një zyre, ndërkohë që efektivi që ndodhet me të detyrohet të mbulojë fytyrën me një fletë që të mos dallohet.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-covid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.

Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin”, shkruan Elona Guri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img