Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Elon Musk trondit rrjetin: Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi t’ju njihja!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili pak ditë më parë bleu rrjetin social Twitter, ka bërë këtë të hënë një shënim të fortë. Në dukje një mesazh lamtumire, ai shkruan se edhe mund të vdes në rrethana misterioze.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte ka qenë kënaqësi t’ju njihja”, shkroi Musk, duke i lënë të hutuar përdoruesit ndjekësit e tij. Menjëherë nëna e tij ka replikuar, duke i thënë të birit se kjo që ai po bënte nuk ishte për të qeshur.

“Kjo nuk është për të qeshur”, u përgjigj Maye Musk. Por miliarderi amerikan reagoi përsëri duke e bërë edhe më të frikshëm reagimin, pasi tha se nuk bëhej fjalë për një shaka. “Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë”, ju përgjigj ai nënës.

Vetëm një orë para postimit të tij për “vdekje në rrethana misterioze“, Elon Musk kishte ndarë një postim tjetër me ndjekësit ku shfaqej një komunikim nga një oficer rus. Postimi përmendte se Musk ishte i përfshirë në sigurimin e pajisjeve të komunikimit, terminaleve të internetit të satelitit Starlink – për “forcat fashiste në Ukrainë”.

Dorëzimi i pajisjeve u krye nga Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, thuhet në postim. “Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur, pa marrë parasysh sa do të bësh budallain”, vijonte kërcënimi ndaj Elon Musk.

Më shumë




spot_img








spot_img