Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk po planifikon të bëjë një vizitë në Kinë, në muajin prill. Miliarderi kërkon një takim me kryeministrin e Kinës Li Qiang, ndërsa nuk bën të ditur detaje për arsyet e takimit me liderin kinez.
Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s pas Shteteve të Bashkuara dhe fabrika e saj në Shangai është qendra më e madhe e prodhimit të makinave elektrike.
Vizita e Musk do të ishte e para pas periudhës së Covid-19 dhe që kur Xi Jinping siguroi një mandat të tretë si president i Kinës.