Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Elon Musk planifikon të ndërtojë një qytet për punonjësit e tij, me pishinë dhe terrene sportive

Lajme të ngjashëm

Elon Musk dhe kompanitë e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e tij mund të jetojnë dhe punojnë, sipas një raporti nga Wall Street Journal të enjten.

Janë të paktën 3,500 hektarë ku mendohet se do ndërtohet qyteti i quajtur Snailbrook.

Musk dëshiron që punonjësit në kompanitë e tij Boring Co., Tesla dhe SpaceX “të jenë në gjendje të jetojnë në shtëpi të reja me qira më të ulëta të tregut”. Gjithashtu, plani përfshin ndërtimin e më shumë se 100 shtëpive, një pishinë dhe zonë sportive në natyrë.

Musk në vitin 2020 njoftoi se do të zhvendoste selinë e Teslës dhe rezidencën e tij personale nga Kalifornia në Teksas, pas kufizimeve me koronavirusin. Vitin e kaluar, Tesla hapi një fabrikë të re prodhuese Gigafactory në Austin, Teksas. SpaceX dhe Boring Co i Musk gjithashtu kanë objekte në Teksas.


Më shumë