Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Elon Musk mes ekspertëve që nënshkruajnë letrën: Të ndalohet Inteligjenca Artificiale, kërcënon njerëzimin

Lajme të ngjashëm

Personalitete të rëndësishme në botën e teknologjisë kanë nënshkruar së fundmi një letër të hapur ku bëhet thirrje për ndalimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, duke e konsideruar si rrezik për njerëzimin.

Mes nënshkruesve është edhe Shefi Ekzekutiv i Tëitter, Elon Musk, i cili kërkon që operimi i inteligjencës artificiale të ndalet për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Ëozniak dhe disa kërkues nga “DeepMind” gjithashtu kanë nënshkruar.

Kjo nismë vjen vetëm pak kohë pas publikimit nga kompania “Open Ai” të Chat GPT 4, program i inteligjencës artificiale që ka shtangur ekspertët për shkak të aftësisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të komplikuara dhe për të analizuar imazhet.

Në letër ata kërkojnë pezullimin e këtyre programeve, duke thënë se programe të ngjashme dhe më të avancuara në të ardhmen mund të paraqesin rrezik serioz për njerëzimin.

“Sistemet e inteligjencës artificiale me inteligjencë që sfidon atë njerëzoren, mund të paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”, thuhet në letër.

Iniciatori i letrës, Instituti Future of Life është një organizatë jofitimprurëse, e cila thotë se misioni i saj është “të drejtojë teknologjitë transformuese larg rreziqeve ekstreme, në shkallë të gjerë dhe drejt përfitimit të jetës”.

Musk, pronar i Tëitter dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave Tesla, është këshilltar i jashtëm i kësaj organizate.

Në letër gjithashtu thuhet se inteligjenca artificiale mund të përmbysë kanalet e komunikimit me informacione të rreme si dhe të zëvendësojë vendet e punës me programe të automatizuara.

Më shumë