Hapësire reklamuese

Bota

Elon Musk drejt largimit nga posti i CEO të Twitter, e vendosën përdoruesit me sondazh

Shkruar nga Newsbomb
Elon Musk drejt largimit nga posti i CEO të Twitter, e vendosën

Miliarderi amerikan Elon Musk është drejt largimit nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter, rrjeti social që mes shumë debatesh e bleu vetëm pak kohë më parë për rreht 40 miliardë dollarë.

Për të provuar idenë e tij se fjala e lirë ka qenë censuruar në Twitter, dhe se për vendime të rëndësishme duhet të merret mendimi i masave, Musk ka pyetur përdoruesit e rrjetit social nëse duhet apo jo të largohet nga posti i CEO.

Mbi 17 milionë përdorues kanë hedhur votën e tyre, me një maxhorancë prej 57.5 për qind në favor të largimit të tij dhe 42.5 për qind kundër.

Në një postim tjetër pak orë pas rezultatit, Musk shkruan “Siç thotë edhe shprehja, kujdes për çfarë dëshiron, se mund ta marrësh”.

Musk ka kryer disa sondazhe që kur bleu Twitter, një prej tyre edhe kur pyeti përdoruesit nëse duhet të rikthejë llogarinë e bllokuar të presidentit Donald Trump, dhe në çdo rast e ka mbajtur fjalën duke vepruar siç ka kërkuar shumica.

Mbetet për t’u parë nëse të njëjtën gjë do e bëjë edhe me largimin e tij nga posti i shefit ekzekutiv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu