Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

ELIZA DUSHKU thyen heshtjen: Kam marrë 9.5 milionë dollarë të ikja nga CBS pa folur për ngacmimet seksuale

Lajme të ngjashëm

Eliza Dushku thyen heshtjen rreth vendimit konfidencial prej 9.5 milionë dollarësh që arriti me CBS, duke deklaruar se rrjeti e shkarkoi pasi u përball me bashkë-yllin Michael Weatherly mbi ngacmimet seksuale, të dyshuar në grupin e shfaqjes Bull.

Në një OP-ED në Boston Globe botuar të mërkurën, Dushku detajon ngacmimet nga Weatherly që perfshin komente për perdhunimin, për thirrjen e emrit, komente për bukurinë e saj apo edhe kërkesa për të pasur seks tresh.

Ajo tha se CBS e nxorri jashtë shfaqjes pasi adresoi sjelljet e Weatherly me të. Shkrimi i Dushkut vjen pasi New York Times raportoi se CBS pagoi për pretendimet e saj për ngacmim për 9.5 milionë dollarë.

Kur ndërkohë Dushku duke respektuar termat e kontratës me CBS nuk pranoi këtë shumë në një intervistë për Times. Ajo shkroi se zgjidhi të flasë këtë javë pasi pa që Weatherly dhe drejtuesi i Bull Glenn Gordon Caron që kishte dhënë komente për “në atë që ishte devijim, mohim” sic shkruan ajo.

‘Tregimi i propaganduar nga aktori Michael Weatherly dhe bashkëprodhuesi Glenn Gordon Caron nga CBS është mashtrim dhe në asnjë mënyrë nuk përshtatët me mënyrën sesi ata më trajtuan në setin e emisionit televiziv Bull dhe hakmerren kundër meje që doja të bëja punën time pa pasur ngacmim seksual’ shkruan ajo.

“Ky nuk është rasti ai-tha/ajo-tha. Sjellja e Weatherly u kap në videot e regjistruara nga vetë CBS”. Përfaqësues të Ëeatherly nuk komentuan menjëherë pas daljes së OP-ED të Dushkut. Në një deklaratë për Times, Weatherly tha se Dukshku ishte jokomode me “ndryshimin e humorit”.

“Kur Eliza më tha se nuk ishte rehat me gjuhën e përdorur nga unë dhe ndryshimin e humorit. U turpërova që e kisha ofenduar dhe menjëherë i kam kërkuar të falur” tha ai.

“Pasi reflektova më shumë, kuptova më mirë se ajo çka thashë nuk ishte as për të qeshur dhe as e duhura dhe jam i keqardhur për dhimbjen që i shkaktova Elizës”.

Më shumë