Hapësire reklamuese

Aktualitet

Elisabeta Imeraj u shkarkua nga Vettingu, KLP mblidhet sot për të caktuar drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Elisabeta Imeraj u shkarkua nga Vettingu, KLP mblidhet sot për të

Një ditë pas shkarkimit nga detyra të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të caktojë sot një drejtues të përkohshëm.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet këtë të enjtë në orën 12:00, ku do të caktohet përkohësoisht një Drejtues i Prokurorisë së Tiranës, duke zëvendësuar Imerajn.  Në ditët në vijim do të hapet gara për drejtuesin e ri të këtij institucioni.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është shkarkuar dje nga detyra me vendim përfundimtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke konstatuar se Imeraj ka probleme me tre komponentët, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu