Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Elisa Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë, spitalet nuk kanë krahasim me gjendjen që kishin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6be2218a2d120b868fdf8e50f3f1a7bb

Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë, duke shtuar se qeveria i ka mbajtur premtimet dhe në këto 7 vite është bërë më shumë se në 25 vite tranzicioni.

Sipas saj, shëndetësia sot është falas dhe spitalet janë në gjendje shumë më të mirë se më parë, teksa u shpreh se çmimet e ilaçeve kanë rënë dhe monopolet kanë marrë një goditje serioze.

“235 mijë vende pune janë regjistruar më shumë se në 2013. Për ato  që ne kemi premtuar janë në rrugën e duhur dhe kemi bërë më shumë ne në 7 vite se në 25 vite tranzicioni. Që në 2013 motoja jonë ka qenë të bëjmë shtet.

Shëndetësia falas ka vetëm një koncept si matet. Nëse ata që janë të pasiguruar marrin apo jo shërbim shëndetësor parësor. Sot nuk ka asnjë njeri që nuk e merr këtë shërbim. Çmimet e ilaçeve kanë rënë dhe monopolet morën një goditje serioze.

Ne besojmë se është e drejtë që të gjithë të marrin trajtim mjekësor. Nëse hyjmë këtu me legjenda se iku uji atëherë është çështje tjetër. Spitalet me gjendjen që kishin në 2013 dhe si janë sot nuk kanë krahasim. Operacionet përapara bëheshin me mjete primitive”, tha Spiropali.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img