Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Elisa Spiropali: Problemi i Bashës nuk është 25 prilli, por zgjedhjet brenda PD-së në 30 korrik. Ilir Meta ka marrë një shuplakë të madhe nga populli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja socialiste, Elisa Spiropali, është shprehur ditën e sotme se problem i kryedemokratit Basha nuk janë zgjedhjet e humbura të 25 prillit, por zgjedhjet që do të zhvillohen brenda PD-së në 30 korrik.

Ajo sulmoi edhe presidentin Meta, për të cilin tha se populli i dha një shuplakë të madhe në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, partia e tij, LSI, ishte humbësja e madhe e zgjedhjeve.

“Problemi i tij nuk është 25 prilli, problem i tij është 20 korriku, zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ne nuk na takon të merremi me këtë, neve na takon të merremi me këtë fitore të madhe. 3 mandate rresht për Partinë Socialiste me Edi Ramën kryeministër.
Fakti që kemi marrë 74 deputetë në një mandat të tretë, është një fitore e jashtëzakonshme. Kemi përfshirë të gjitha kapacitetet që kemi në parti.

Humbësja e këtyre zgjedhjeve është LSI me në krye presidentin e Republikës, që nuk ka qenë president por patriarku i kësaj partie. Ka marrë një shuplakë të madhe nga qytetarët, por nuk e di nëse do të bëjë ndonjë analizë me partinë e tij”, tha Spiropali në “Kjo Javë”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img