Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Elisa Spiropali: Mjekët e Infektivit thonë ka krevate, ejani shtrohuni në spital!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25e36ebbf096872c5c73a8904c21d963

Minisstrja Elisa Spiropali thotë se afro 500 mijë qytetarë të pasiguruar marrin shërbim njëlloj si ata që janë të siguruar. Sipas saj, të gjithë marrin shërbim në spitale, madje mjekët e Infektivit thonë se ka shtretër të lirë.

“Sot 500 mijë të pasiguruar marrin shërbim njëlloj sikurse ata që janë të siguruar. Shëndetësia në investime dhe në infrastrukturë ka ndryshuar. Kemi ndërtuar spitale të reja dhe poliklinika në zona të largëta. Të gjithë qytetarët marrin sot shërbim në spitale. Ka vende, ka shtretër dhe ka strategji në spitale. Janë të gjitha në spitale, mjekët, drejtorët e Infektivit dalin dhe thonë, ka shtretër, ejani shtrohuni”, tha Spiropali në emisionin PolitikON.

Më tej, ajo citoi një shprehje të Shekspir, kur tha se pushteti ishte “një madhështi që u ra papritur nga lart”.

“Ky nuk ishte një pushtet që e morëm me armë në kulla. Ky ishte një pushtet, sikurse thotë Shekspiri, një madhështi që na ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që opozita jashtëparlamentare i bëri detyrës së tyre.

Revolucioni i mbetur në tentativë, kuvendi i lënë bosh, këshillat bashkiak të braktisur. Ata tentuan që të shkatërronin shtetin shqiptar me një strategji të dëmshme. Këtë shtet ne e mbajtëm në këmbë me forcën tonë shtetndërtuese”, shtoi ministrja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img