Elisa Spiropali ka paralajmëruar madje duke shkuar në kufijtë kërcënimit, nënkryetarin e LRI-së, Klevi Pojanën, pas deklaratës së këtij të fundit të bërë mbrëmë vonë. Pojana e quante Spiropalin gënjeshtare dhe e akuzonte për vjedhje në Dogana, si një përgjigje ndaj shkrimit që zëdhënsja e PS-së kishte bërë më herët kundër Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.
Spiropali e krahason të riun e LRI-së me gazetarin Fahri Balliun dhe i kujton atij miratimin e reformës në drejtësi, pasi njofton se nuk do të bëj asnjë kallëzim penal, ashtu si disa FRESSH-istë i kanë sugjeruar.
"Për t'u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç'të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët", më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin "Ismail Qemali". Në fakt s'do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S'ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjenë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale. Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur”, shprehet Spiropali.