Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Elisa Spiropali i ofron bashkëpunim opozitës: Të gatshëm për një president të ri konsesual, kur shkarkuam Ilir Metën kemi qenë të “zhveshur” nga emocionet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja socialiste Elisa Spiropali i ka “shtrirë” dorën për bashkëpunim opozitës, përsa i përket emrit të presidentit të ri.

Ajo tha se qeveria është e gatshme që të dikutojë me opozitën për një president të ri konsensual dhe të diskutohet për kriteret që duhet të plotësojë ky president.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një presidenti konsensual.Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali në emisionin “Përballë”.

Sipas saj, shkarkimi i Metës nga Partia Socialiste nuk është bërë në bazë të emicioneve, por ëpr shkak të shkeljes së rëndë të Kushtetutës.

“Ne nuk e kemi shkarkuar me emocion, përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, tha ministrja.

Më shumë

spot_img
spot_img