Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Eliot Engel: Të hetohet çdo person që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Lajme të ngjashëm

Komiteti për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime lufte në Kosovë, pa marrë parasysh etninë duhet të dalë para drejtësisë. 

Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tani është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.

“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tani për tani, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Tëitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.

“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të fushatës së Millosheviçit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tej.

Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur eshtra të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.

Informacionin mbi zbulimin e eshtrave në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu.

Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për eshtra të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë vend janë bërë gërmime edhe në vitin 2015. / REL


Më shumë