Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Eliot Engel i kënaqur me Reformën Zgjedhore, por kërkon listat e hapura dhe votën e emigrantëve

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel është shprehur se narrëveshja për Reformën Zgjedhore do ta afrojë Shqipërinë më shumë me Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se kjo Reformë duhet të kthehet në ligj, ndërsa kërkoi që në të ardhmen e afërt të përfshihen në votime shqiptarët e Diasporës dhe të shqyrtohet një masë shtesë që të përfshijë listat e hapura të kërkuara nga opozita parlamentare.

“Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Çka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, tha ai përmes një deklarate.

“Dhe në të ardhmen e afërt të shqyrtojë një masë shtesë në të ardhmen e afërt që të përfshijë lista të hapura dhe t’u jape mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021nga vendi i tyre i rezidencës”, shtoi Engel.

Ndërkohë ai i ka bërë thirrje palëve që të vazhdojnë të punojnë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që dempkracia të jetë më e fortë.

Kujtojmë se palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore pas ndërhyrjes së ambasadorëve të huaj dhe përfaqësuesve të OSBE/ODIHR, por kjo marrëveshje nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës parlamentare, e cila kërkon që të ndryshojë sistemi zgjedhor, duke u aplikuar listat e hapura.


Më shumë