Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eleni Foureira tregon pse e mbajti të fshehtë origjinën shqiptare: Ndihesh e dobët, nuk pranohesha në shoqëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

086b1409dcf41f65583257a85e10932e

Këngëtarja Eleni Foureira në një intervistë ka treguar se përse në fillimet e saj nuk ka treguar që ishte shqiptare.

Ajo fillimisht ka thënë se është me origjinë latine, ndërsa më vonë ka pranuar se është shqiptare.

Eleni ka rrëfyer se nuk ka treguar se është shqiptare, pasi kishte frikë se nuk do të pranohej nga shoqëria për shkak të origjinës.

“Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.

Ndërsa për Greqinë ajo ka thënë se vendlindja e saj dhe e gjithë jeta e saj, dhe se edhe buka kishte shije tjetër.

”Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”, është shprehur Foureira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img