Hapësire reklamuese

Aktualitet

Elektriçisti ngatërron fijet e korentit, djeg paisjet elektrike në gjysmën e fshatit

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Moti i keq ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik gjatë ditës së djeshme në fshatin bregdetar të Piqerasit.

Për disa çaste është shkëputur energjia elektrike, ndërsa ka qenë elektriçisti i fshatit që ka punuar për riparimin e defektit.

Por sipas banorëve të fshatit, për shkak të një gabimi nga elektriçisti, paisjet elektronike të gjati gjysmës së fshatit janë djegur. Banorët insistojnë duke kërkuar që OSHEE të marrë masa për këtë rast duke i dëmshpërblyer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu