Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Elektriçistët i zuri korenti në shtyllë, Policia arreston drejtorin e OSSH: Nuk bëri kontrollet e nevojshme, njëri nga punëtorët vdiq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 52 vjeçar me detyrë drejtues i punimeve në OSSH Gjirokastër, është arrestuar nga Policia për ngjarjen e djeshme në fshatin Gërhot, ku mbeti i vdekur një elektriçist dhe një tjetër u plagos, shkruan newsbomb.al. Sipas Policisë, Shkëlqim Onjea nuk ka bërë kontrollet e nevojshme.

I vdekur mbeti elektriçisti Gëzim Çabej.

Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  G. C  dhe  A. T.   Shtetasi  G.C,  ka ndërruar jetë më vonë në spital”, njofton Policia.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër, shkruan newsbomb.al. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Në katër muajt e fundit, Gëzim Çabej është elektriçisti i katërt në Gjirokastër që humb jetën.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img