Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Elektriçistët i zuri korenti në Memaliaj, njëri vdiq, Policia arreston drejtorin e punimeve

Shkruar nga Newsbomb
Elektriçistët i zuri korenti në Memaliaj, njëri vdiq,

Një 51 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ai është me funksion drejtues i punimeve në OSSH Memaliaj dhe akuzohet për neglizhencë në punë, pasi dy elektriçistë i zuri korenti.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.

Ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se, dy elektriçistët ishin duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, kur ranë në kontakt me korentin. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës por fatkeqësisht njëri prej tyre, Agron Manaj ndërroi jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese