Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Elbasani nuk njihet më si qyteti i Ditës së Verës, por kryeqyteti i KRIMIT”, Basha u bën thirrje demokratëve: Mos ulni kokën, do rrëzojmë regjimin Rama-Doshi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme ishte i pranishëm në Elbasan ku falenderoi dhe i shprehu mirënjohje të thellë të gjithë simpantizantëve të Partisë Demokratike të cilët u përpoqën për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha gjatë fjalës së tij solli dhe njëherë në vëmendje vrasjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Elbasanit pak ditë para 25 prillit, ku sipas tij në këtë qytet krimi dhe pushteti janë bërë “një”.

Gjithashtu, kryedemorkati u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve që të “mbajnë kokën lart” pasi 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, e se ishte masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm.

“Sepse Elbasani tashmë nuk njihet si qyteti i Normales, nuk njihet si qyteti i Festës së Verës, por njihet ashtu siç janë detyruar ta pranojnë edhe vet krerët më të lartë të institucioneve të ligjzbatimit në vend, si kryeqyteti i krimit. Kjo është e vërteta. Ndaj, sot nga Elbasani kam një mesazh.Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit. Dhe ne e dimë fare mirë se çfarë ka ndodhur këtu. Ne e dimë fare mirë, siç e dinë të gjithë shqiptarët, se krimi dhe pushteti në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë bërë njësh jo thjesht dhe vetëm për përfitimet personale dhe vetjake materiale të bosëve të krimit të organizuar, por për këtë transaksion të pastër ku në këmbim pushtetarët e korruptuar nuk marrin vetëm paratë pjesën e tyre të trafiqeve të drogës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, por marrin mbështetjen kriminale në proceset zgjedhore.”, tha Basha.

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

Kush mendon se në do të biem në paqe me këtë realitet, kush mendon se ne do të ulim kokën para këtij realiteti, kush mendon se ne do të bashkëpunojmë me autorët e këtij realiteti, me Edi Ramën, dhe çirakun e tij në Elbasan e kudo tjetër, e ka gabim. Kjo nuk ka për të ndodhur. E kundërta do të ndodhë. E vetmja rrugë për të çliruar  Elbasanin dhe qytetarinë e Elbasanit, për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nuk është ajo e bashkëpunimit me regjimin Rama-Doshi, por e bashkimit e të gjithë forcave, të gjithë atyre 680 mijë shqiptarëve që na ndoqën me fuqinë e zemrave të tyre dhe çdo shqiptari tjetër që e ka kuptuar se nuk ka të ardhme për këtë vend pa u bërë të gjithë bashkë dhe pa e rrëzuar një orë e më parë regjimin Rama-Doshi.

Por, prandaj mirënjohja ime ndaj jush është shumëfish më e lartë se ç’mund t’jua shpreh me fjalë me çfarë kurajo, me çfarë guximin përballët me këtë realitet të njëjtë në shumë aspekte në të gjithë Shqipërinë, por shumë më të rëndë e më të keq këtu në Elbasan dhe tregon edhe njëherë forcën e vërtetë të shpirtit të elbasanllinjve, të shpirtit të demokratëve që nuk u dorëzuan, qëndruan, u përballën dhe i dolën zot shqiptarëve.

Edhe në këto kushte ju ia dolët vetëm me fuqinë e zemrave tuaja duke patur përballë të gjithë makinerinë shtetërore që punoi nga minuta e parë në minutën e fundit për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Duke patur kundër bandat më të rrezikshme, klanet më të rrezikshme kriminale të Ballkanit.

Ja dolët jo vetëm të nxisnit e të ndiznit shpresën për ndryshim në zemrat e qytetarëve të Elbasanit e të gjithë qarkut të Elbasanit, por edhe të garantoni deri në fund përkundër kërcënimeve monstruoze në numërimin e votave dhe të bënit të mundur kështu që procesi i masakruar nga fillimi deri në fund mos të tjetërsonte në përmasat e planifikuara vullnetin e qytetarëve të Elbasanit.

Por tjetërsimi ka ndodhur dhe kush i mbyll sytë para këtij tjetërsimi të votave në Elbasan e në mbarë Shqipërinë, le të vijë këtu e të shohë këtu sot se kush e sundon këtë qytet edhe pas 25 prillit.

Ndaj, sot kam ardhur për t’ju dhënë dy mesazhe: së pari, për t’u përkulur me nderimin më të thellë para sakrificës tuaj dhe kjo nuk është një frazë goje. E kam të vështirë të gjej fjalët për t’ju shprehur mirënjohjen që më buron nga zemra mua, sikundër çdo qytetari, çdo prindi shqiptar për rezistencën që ju kryefamiljarë, baballarë, gra, burra bëtë para shtetit të bërë njësh me krimin dhe krimit të bërë njësh me shtetin. Se çfarë kurajo kjo kërkonte, se çfarë besimi kjo kërkonte kudo në Shqipëri e në veçanti në Elbasan, mirënjohje të thellë dhe garanci se Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk e harrojmë këtë fuqi, këtë energji, këtë sakrificë tuajën dhe të gjithë ekipit të demokratëve anembanë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit që ju me kurajon dhe me besim në këtë betejë për ndryshim.

Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img