Elbasani me shifra të larta Covid-i, qarku mbahet me vetëm një skaner

Publikuar tek: aktualitet, më 19:00 24-11-2020 Elbasani me shifra të larta Covid-i, qarku mbahet me vetëm një skaner

Elbasani ditën e sotme është renditur vendi i katërt në Shqipëri përsa i përket numrit të rasteve pozitive me koronavirus, me 34, duke e çuar në 795 numrin total të rasteve aktive.

Shtimi i rasteve me Covid ka identifikuar një problematikë të re në rrethin e Elbasanit.

Në spitalin e Elbasanit ka vetëm një skaner që duhet të përmbushë nevojat e më tepër se 400 mijë banorëve të kësaj zone, ku tashmë, përveç të sëmurëve me diagnoza të tjera duhet të marrin shërbim edhe të sëmurët me koronavirus.

Në këtë spital duhet të trajtohen gjithashtu edhe të sëmurët që vijnë nga Peqini, Librazhdi dhe Gramshi, pasi spitalet e këtyre qyteteve nuk kanë skaner.

Erald Gripshi, mjek i urgjencës së spitalit Peqin thotë se të gjithë pacientët me Covid i dërgojnë në Elbasan.

“Rastet që janë të konfirmuara me tampon, ndiqen nga mjeku i familjes në shtëpi, vetëm nëse gjendja rëndohet telefonohet 127.  Në urgjencë bëhet triazhimi ku janë infermierët e përcaktuar posaçërisht për tu marrë me këta pacientë. Po të kishim skaner do e lehtësonim punën, shumë pacientë me covid pas disa ditësh paraqesin komplikacione në mushkëri dhe është e nevojshme ekzaminimi me skaner….”, është shprehur mjeku për gazetarin e ABC Aldo Kozarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAZAKONTË/ Shqiptari shkel gazin e makinës dhe thyen traun e doganës në Kakavijë, tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi, kapet në Janinë
Problemet me pasurinë ‘i bëjnë gjëmën’ ish kryegjyqtarit të Tropojës, KPA lë jashtë drejtësisë Dritan Secin »
Article Logic
Execution time: 0.012893915176392
array(1) { ["section"]=> string(75) "elbasani-me-shifra-te-larta-covid-i-qarku-mbahet-me-vetem-nje-skaner-228979" }