Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

“Elbasani do të jetë më problematiku”, gazetarja flet për dhunën në fushatë: Operojnë 3-4 banda që mbështesin partitë politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala foli për situatën e nxehtë parazgjedhore në vendin tonë, ku iu referua situatës së djeshme në Elbasan.

Ajo deklaroi se Elbasani do të jetë qarku më problematik lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj aty operojnë 3-4 banda që mbështesin partitë politike.

“Politika jonë mesa duket është e detyruar që të bashkëpunojë me krimin. Djemtë problematikë i shërbejnë politikës majtas e djathtas. Nesër ata mund të jenë përfitues. Krimi i organzizuar ka filluar të veprojë”, u shpreh Lala.

Pyetje: Çapja dhe Xhuvani në Elbasan pranë partive?

Klodiana Lala: Elbasani do të jetë më problematiku. Kjo është e konfirmuar se aty operojnë 3-4 banda kriminale që mbështesin njërën apo tjetrën forcë politike. Kriminelët nuk njohin ngjyrë. Ardian Çapja p,sh është njkë personazh qëi ka mbijetuar disa atentateve, është përfolu për lidhjet e tij me PD, por edhe me PS sdë fundmi. Kriminelët janë më shumë  të prirur t’u afohen pushtetit. Partive politike iu intereson që ti kenë të fortët pranë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img