Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

El Salvadori do ndërtojë Qytetin Bitcoin, me bonde të mbështetura te kriptomonedha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

El Salvadori planifikon të ndërtojë Qytetin Bitcoin, të parin në botë, të financuar fillimisht nga bono të mbështetura nga kriptomonedha, tha presidenti Nayib Bukele i cili shpreson të shfrytëzojë monedhat digjitale për të shumëfishuar investimet në shtetin e Amerikës Qendrore.

Duke folur në fund të një eventi një javor për kriptomonedhat, Bykele tha se se qyteti është planifikuar të ndërtohet në rajonin lindor të La Union, energjinë do ta marrë nga aktiviteti gjeotermik i një vullkani aty pranë dhe nuk do të ketë asnjë taksë, përveç tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH).

“Investoni këtu dhe bëhuni të pasur”, tha ai në anglisht teksa qëndronte i veshur me rroba të bardha dhe mbante në kokë një kapele bejsbolli të kthyer mbrapsht. “Ky është një qytet tërësisht ekologjik që energjinë do ta marrë nga vullkani”.

Gjysma e TVSH-së do të përdoret për të financuar bondet, ndërsa gjysma tjetër për shërbime si mbledhja e mbetjeve, tha ai duke përllogaritur se për infrastukturën do të nevojiten rreth 300,000 bitcoin.

Në shtator të këtij viti, El Salvador u bë shteti i parë që njeh ligjërisht bitcoin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img