Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

‘El mejor’, dalin pamje nga kokaina e fshehur në kamionin me banane, e mbështjellë me natriban dhe foton e Pablo Escobar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al siguron foto nga kokaina e sekuestruar sot në Portin e Durrësit, e cila u gjet e fshehur në tavanin e sajuar të një kamioni.

Duke qenë se policia ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare, pasi nuk ka përfunduar peshimi i sasisë së drogës, është disi e paqartë sasia e kapur. Burime thonë se janë kapur 200 pako me lëndë narkotike, të cilat mbajnë 200 kg kokainë, ndërsa të tjera burime thonë se janë më pak, 140 kg.

droga

Nga fotot dallohet se kokaina është e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi “El mejor” (më e mira) si dhe me fytyrën e Pablo Escobarit.

pablo 1

Kamioni priste të kishte brenda vetëm banane dhe kivi, por skaneri zbuloi se kishte të fshehur kokainë, në tavanin e modifikuar për të mbajtur sasi shtesë.

Tavani u sharrua nga forcat zjarrfikëse dhe po merren e numërohen pakot, që më pas do t’i nënshtrohet dhe procesit të peshimit. Më pas do të kalojë në laboratorin e ekspertizës ligjore për t’ju nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar llojin e drogës.

Administratorët e firmës ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, që kishin porositur frutat janë Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur për mediat duke thënë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun. Peti tha se s’po kuptonte asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dhe e ndjen veten të pambrojtur. Pas shoqërimit në ambientet e policisë të Klajdi Xibrakut, ky i fundit është lënë i lirë.

Screenshot 13 5
171331917 495932224762707 2822147970027334233 n 1

172200032 3948364495229468 707323189311412469 n 1

Mësohet se informacionet kanë ardhur për Shqipërinë nga autoritetet fqinje. Në vendngjarje ndodhet policia, agjentët e SPAK dhe Forcat Speciale.

Kujtojmë që më 1 prill të këtij viti në kamionin e porositur nga babai i Arbër Çekaj u gjetën 49 kg drogë e llojit kokainë. Ndërsa djalit të tij Arbër Çekaj iu sekuestruan 613 kg, po kokainë. Ndërkohë dje në Maqedoni të Veriut u zhvillua një operacion anti-drogë, ku ishte i përfshirë një zyrtar i lartë i policisë, i cili u arrestua nga kolegët e tij dhe DEA amerikane. Vlera e drogës që u kap dje në Maqedoni ishe 800 mijë euro.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img