Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Ekzekutuan fqinjin për tokën, arrestohet autori i dytë i vrasjes në Dibër, vëllai u prangos dje (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Altin Mera, një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Xhetan Kontesha dje në Dibër, është arrestuar sot nga Policia. Pas vrasjes ai u largua nga fshati Luzni, dhe sot është prangosur teksa ishte fshehur në një shtëpi të braktisur në fshatin Lishan.

Altin Meta bashkë me të vëllain Muhamet Mera, kanë bërë sherr me fqinjin e tyre për tokën. Dy vëllezërit, gjatë konfliktit e kanë qëlluar me armë zjarri 50 vjeçarin Xhetan Kontesha duke e lënë të plagosur. Pavarësisht se është dërguar në spital, 50 vjeçari Konesha ka ndërruar jetë.

Një prej autorëve, 30 vjeçari Muhamet Mera u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga Policia, kurse i vëllai i tij u arratis. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img