Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutuan 2 vëllezërit në Durrës, Gjykata lë në burg autorët

Shkruar nga Newsbomb
Besmir dhe Viktor Haxhia

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për dy ekzekutuesit e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Bëhet fjalë për  Altin Ndocin, i cili në bashkëpunim me Klevis Allën 22 vjeç realizoi krimin në Durrës më 27 prill.

Ata janë ndjekur dhe kanë rënë pre e një prite, në lagjen nr 15 në zonën e NISHTULLËS, në Shënavlash të Durrësit, ku janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tyre Golf 6, me targa AA716ZZ.

Plumbat e shumtë që kanë tejshpuar xhamin e përparmë të makinës i kanë lënë ata të vdekur në vend. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri.

Ndërkohë autorët e krimit kanë  përdorur një makinë Toyota ngjyrë gri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu