Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutuan 2 kushërinj, jepet dënimi për 5 shqiptarët në Itali (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Është dhënë dënimi për 5 shqiptarët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë dy kushërinj në Itali në nëntor të vitit 2016.

Gjykata e Busto Arsizio në Milano ka dhënë 16 deri në 20 vite burg ka dhënë për 5 shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e kushërinjve të tyre Agron dhe Alban Lleshaj.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë natës mes 9 dhe 10 Nëntorit të vitit 2016 në periferi të Milanos. Viktimat u ekzekutuan me pistoletë poshtë një kompleksi banimi, pas një ndjekjeje me makinë.

Dënimi për Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (ky u fundit me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojan u dha nga gjykatësja Piera Bossi. Prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit.

Sipas hetuesve, banda i ekzekutoi dy kushërinjtë pasi këta të fundit po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainë në Legnano. Menjëherë pas ekzekutimit autorët u arratisën nga frika e gjakmarrjes nga familjarët e dy viktimave.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se 5 të dënuarit drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Kuqi”. Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, sëbashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll