Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës, pak ditë më parë në Peqin.
Autori i vrasjes ka dëshmuar në gjykatë dhe ka thënë se nuk donte ta vriste Xhahysëna, po sipas tij viktima e kishte dhunuar dhe fyer.
“Nuk do ta kisha vrarë, po më ka dhunuar e fyer.Ditën e ngjarjes më kërcënoi para njerëzve”, ka thënë autori në Gjykatë.
Ngjarja ndodhi më 8 qershor në fshatin Gjocaj, në Peqin. Ylber Xhahysa u qëllua për vdekje me 4 plumba nga Leonard Bashaliu në një lokal.