Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Ekzekutoi te dera e shtëpisë Arben Bilalin, kush është Gjergj Cukali, i forti i ‘Myslym Shyrit’ dhe mik i Shullazit

spot_img

Lajme të ngjashëm

c9d80de17629d4b5938c54d3b1fab6f4

Policia ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali në Tiranë, në janar të këtij viti. Burime nga blutë bënë me dije se në pranga ka rënë Gjergj Cukali, 40 vjeç.

Ndërkohë, ishte ADN-ja gjetur në automjetin e përdorur për vrasjen e ish-policit, që çoi në identifikimin e tij si autor i ekzekutimit. Mirëpo Cukali nuk është i pandëgjuar, ai është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit.

40-vjeçari njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.Ai është dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi” .

Po ashtu Cukali njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Kush është Gjergj Cukali:

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk mbaruan.

Më 20 gusht 2012, Cukali u arrestua sërish.

Arrestimi i tij është bërë pasi, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërkohë në korrik të vitit 2016, policia arrestoi disa shpërndarës droge dhe konstatoi se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

Ndërkohë, në prill të vitit 2018, Cukali është arrestuar përsëri pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img